Çfarë konfirmuan analizat për Murtajën e Ruminantëve të Vegjël në Ersekë?

Analizat fillestare konfirmojnë infeksionin në një tufë bagëtish, ndërsa autoritetet presin rezultatet përfundimtare.

Çfarë konfirmuan analizat për Murtajën e Ruminantëve të Vegjël në Ersekë?
Foto: telegrafi.com

ERSEKË — Dyshime për një vatër infeksioni me Murtajen e Ruminantëve të Vegjël janë konfirmuar fillestarisht në bashkinë e Ersekës. Roland Mecaj, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, bëri me dije se Shërbimi Veterinar i Juglindjes mori mostrat e një tufe bagëtish të dyshuara dhe i dërgoi për analiza laboratorike. Sipas analizave fillestare, tufa rezultoi e infektuar, por pritet përfundimi i testeve.

Mecaj njoftoi gjithashtu se blegorët që humbën fermat vitin e kaluar nga ky infeksion do të shpërblehen për dëmet. Vitin e kaluar humbën jetë qindra krerë imtash. Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, së fundmi është ndaluar shtegëtimi i blegtorisë nga vendet fqinje, përfshi Greqinë.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/murtaje-ne-jug-te-shqiperise-analizat-fillestare-konfirmojne-semundjen/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kë akuzoi për vjedhje pronash shqiptarja e ardhur nga Italia?
  2. Pse Parlamenti Evropian rrëzoi afatin e Edi Ramës për vitin 2030?
  3. Gjendet i mbytur 62-vjeçari Besnik Koka në liqenin e Viroit
  4. Tërmet 3.6 ballë në rajonin e Gjirokastrës

Vazhdo leximin