Si dyshohet se nëna organizoi vrasjen për një rrugë në Prizren?
Ajshe Osmanaj dhe dy djemtë e saj janë dërguar në paraburgim nën dyshimet për planifikimin e vrasjes së një personi pas konflikteve për një rrugë.
PRIZREN — Mospajtimet brenda një familjeje kanë çuar në një vrasje në Prizren para pak ditësh. Siç konfirmohet zyrtarisht, shkaktar për këtë ngjarje u bë një rrugë, ku si pasojë e këtij konflikti mbeti i vdekur një person.
Dosja hetimore, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, tregon se ky krim i rëndë ishte i planifikuar dhe i paralajmëruar paraprakisht. Kjo dosje tregon se në planifikimin e këtij krimi dyshohet se mori pjesë edhe nëna e të dyshuarit.
Ajshe Osmanaj është nëna e cila po dyshohet për veprën penale të shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë. Përveç saj, në këtë rast janë të përfshirë edhe dy djemtë e saj, që po dyshohen zyrtarisht për vrasje.
Të tre këta persona të dyshuar tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit. Këtë vendim e mori Gjykata Themelore në Prizren, pasi aprovoi kërkesën zyrtare të prokurorisë.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.