Kush i menaxhon plazhet ku u mbytën dy vajzat sipas Pjerin Ndreut?
Kryebashkiaku i Lezhës shpreh shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe kontrollit në zonat bregdetare që nuk administrohen nga subjektet apo bashkia.
LEZHË — Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar publikisht pas mbytjes së dy vajzave të mitura në plazhin e Tales. Ndreu e ka cilësuar ngjarjen si tragjedi jashtëzakonisht të rëndë, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Përmes një komunikimi zyrtar, kreu i pushtetit lokal ka ngritur shqetësimin për sigurinë në vijën bregdetare, veçanërisht në plazhet e pamenaxhuara. Ndreu shpjegoi se mungesa e kujdesit dhe vigjilencës në këto hapësira, që nuk administrohen as nga subjektet private dhe as nga Bashkia Lezhë, rrit rrezikun për pushuesit.
Sipas tij, infrastruktura e nevojshme për sigurinë është e garantuar vetëm në zonat e menaxhuara, të cilat disponojnë sinjalistikën përkatëse. Ndreu bëri thirrje për një angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim nga të gjithë për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.