Si e ndihmoi sakrifica e Norës karrierën muzikore të Erës Istrefit?
Suzana Tahirsylaj rrëfen në një podkast se sakrifica e Norës krijoi bazën që e lejoi Erën të hynte në muzikë 'si në parajsë'.
PRISHTINË — Suzana Tahirsylaj, nëna e këngëtareve Nora dhe Era Istrefi, ka folur për herë të parë hapur për prapaskenat e suksesit familjar në podkastin “Pa komplekse me Elionin”.
Tahirsylaj theksoi se të ardhurat nga puna e Norës në fillimet e saj krijuan stabilitetin financiar të familjes. “Ky kontribut i Norës bëri që Era të hynte në industrinë e muzikës tejet e qetë – sikur të hynte në një parajsë dhe jo në një kopsht me xhemba”, u shpreh ajo.
Sipas nënës, disiplina e Norës ndërtoi bazën që e lehtësoi rrugën e Erës. Ndërsa vetë udhëtonte me Norën, Tahirsylaj vëzhgoi se Era kalonte kohën në dhomën e saj duke shkruar tekste, interpretuar në piano dhe ndjekur shkollën e muzikës — “jashtëzakonisht e relaksuar”, pa presionin që zakonisht përcjell famijet e njohura.
Puna dhe prania e Norës në industri, shtoi ajo, i hapën rrugë Erës “në mënyrë të jashtëzakonshme”.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.