Si i sjell 'NovaTale' legjendat shqiptare tek brezi i ri?
Qendra 'FusionACT' nis edicionin e dytë me workshop-e në Tiranë, ku nxënësit bashkojnë mitet shqiptare me teknologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
TIRANË — Projekti "NovaTale" ka nisur edicionin e tij të dytë, duke interpretuar mitet dhe legjendat shqiptare nëpërmjet tregimtarisë vizuale, animacionit dhe formave bashkëkohore të shprehjes artistike. Qendra "FusionACT" drejton zbatimin e projektit, me qëllim kthimin e historive të lashta kulturore në rrëfime aktuale dhe koherente.
Edicioni i dytë nisi me workshop-e me nxënës të talentuar nga Liceu Artistik i Tiranës, të cilët reflektuan mbi mënyrën si një legjendë e vjetër shqiptare mund të kthehet në rrëfim koherent e aktual. Nëpërmjet punës në grup, diskutimeve dhe imagjinatës, të rinjtë kontribuuan në ndërtimin e një bote narrative ku trashëgimia kulturore takohet me të ardhmen, teknologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
"FusionACT" bëri të ditur se ky edicion synon të sjellë një qasje të re ndaj legjendave shqiptare dhe t'i kthejë ato në histori që flasin me gjuhën e brezit të ri. Projekti mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.