Si kremtojnë ortodoksët të shtunën e shpirtrave?
Meshat e mëngjesit shoqërohen me lutje për të vdekurit, me grurin si simbol të jetës së përjetshme.
TIRANË — Komuniteti i krishterë ortodoks në Shqipëri kremton sot “të shtunën e shpirtrave”. Në kishat ortodokse, pas meshës së mëngjesit dhe Liturgjisë Hyjnore, kryhet shërbesa e përshpirtjes — një lutje e veçantë për shpirtrat që kanë ndërruar jetë.
Sipas besimit ortodoks, askush nuk zhduket si krijesë, por vazhdon të jetojë në një formë tjetër, sepse shpirti nuk vdes. Gruri përdoret si simbol i jetës së përjetshme.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.