Çfarë thekson raporti i PE-së mbi ndërhyrjen ruse, kineze e serbe?
LSDM-ja thotë se raporti konfirmon paralajmërimet e tyre dhe akuzon Mickoskin se po kopjon politikat e Vuçiqit dhe 'botës serbe'.
SHKUP — Parlamenti Evropian, në raportin e tij për Maqedoninë, paralajmëron rreziqe serioze ndërhyrjeje dhe ndikimi të huaj. Sipas dokumentit, Rusia po projekton ndikim, Kina ushtron ndikim ekonomik e politik, ndërsa Serbia — me axhendën e saj joliberale — po rrit lidhjet me vendin. Eurodeputetët shprehin shqetësim edhe për narrativën e "botës serbe" kundër orientimit evropian të Maqedonisë.
LSDM-ja thekson se ka paralajmëruar me kohë për këto rreziqe, por tani situata është, sipas tyre, "shumë më serioze". Partia, e cila ka refuzuar të jetë alibi i Mickoskit edhe për zgjedhje parakohshme, vë në dukje se kjo është hera e parë që paralajmërime europiane vijnë pikërisht kur qeveria kopjon hapur modelin politik të Vuçiqit.
Sipas LSDM-së, Mickoski dhe VMRO-ja shtyjnë çdo ditë narrativën anti-evropiane, fyejnë mbështetësit e BE-së dhe bllokojnë të ardhmen e qytetarëve. Mesazhi i PE-së është i qartë: ndërhyrja e huaj — ruse, kineze dhe përmes aktorëve rajonalë — është tashmë "kërcënim serioz" për vendin.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.