Vol. I
Nr. 150
viti 2026 i pavarësisë
Si do të kthehet Prizren Rock & Blues Festival me Dire Straits Legacy?
Edicioni i katërt i festivalit zhvillohet më 3–5 korrik me dy skena dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë.
PRIZREN — Më 3, 4 dhe 5 korrik do të zhvillohet edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”. Festivali do të prezantojë dy skena gjigante në tri netë.
Midis të ftuarve janë Dire Straits Legacy, me ritmet e paharruara të rock-ut botëror, si dhe Telex, grup rock dhe funk nga Shkupi.
Burim: PrizrenPress
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.