Pse Izet Mexhiti po e akuzon Gjykatën Kushtetuese për rrugët e Tetovës?
Bashkëkryetari i VLEN-it pretendon se Gjykata Kushtetuese po punon për opozitën, ndërsa fajëson BDI-në për miratimin e një vendimi joligjor.
SHKUP — Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë. Gjatë një interviste për televizionin Alsat, Mexhiti deklaroi se ky vendim për rrugët e Tetovës tregon se Kushtetuesja është vënë në shërbim të opozitës.
Sipas tij, faji kryesor për këtë shfuqizim bie mbi vetë Bashkimin Demokratik për Integrim. Ata kishin miratuar një vendim joligjor e gjysmak pa pëlqimin e qeverive për 20 vite me radhë. Po të ishte vendim ligjor, asnjë gjykatë e instrumentalizuar nuk do ta shfuqizonte dot.
Sipas Mexhitit, Gjykata po punon për të krijuar probleme dhe marrëdhënie ndëretnike të komplikuara, me qëllim që të poentojë opozita aktuale. Ai e krahasoi këtë rast me pllakën te sheshi Skënderbeu, e cila është tërësisht ligjore dhe nuk mund të shfuqizohet asnjëherë nga askush.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.