Pse u takua Skënder Hita me kreun e GJKKO-së Erjon Banin?

Drejtori i Policisë së Shtetit u shfaq në ambientet e Gjykatës së Posaçme në të njëjtën ditë kur SPAK njoftoi goditjen e një grupi të trafikut të drogës.

Pse u takua Skënder Hita me kreun e GJKKO-së Erjon Banin?
Foto: Pixabay

TIRANË — Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës së Posaçme, Erjon Banin. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, Hita ka hyrë në ambientet e GJKKO-së së bashku me Banin dhe është shoqëruar prej tij edhe gjatë largimit pas përfundimit të takimit.

Deri më tani nuk dihet motivi zyrtar i këtij takimi. Ky takim përkon me ditën kur SPAK njoftoi një megaoperacion të madh kundër trafikut të drogës nga Amerika Latine, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ku u godit grupi i Artur Shehut dhe Tur Koçekut.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa e afërt është Shqipëria të ulë importet me energjinë e erës?
  2. Policia e Tiranës procedon 19 veta për bllokimin e rrugës së Rinasit
  3. Çfarë garancie jep BE për mjedisin në projektin 1,4 miliardë euro të Kushner?
  4. Mjet lundrues përplaset me Policinë Kufitare në Ksamil, dyshohet për viktimë

Vazhdo leximin