Pse dështoi akuza e Edi Ramës për ndërtimin pa leje në Durrës?
Kryeministri akuzoi një aktiviste të protestave për shtesë pa leje në kalanë e Durrësit, por objekti rezulton se ka qenë aty që nga viti 1941.
DURRËS — Kryeministri Edi Rama ka akuzuar për ndërtim pa leje aktivisten Entela Spahivogli, duke tentuar të shfaqë hipokrizinë e saj si pjesëmarrëse në protestë. Rama publikoi në rrjete sociale një foto të aktivistes dhe një foto të një objekti brenda kalasë së Durrësit, duke e cilësuar atë si një shtesë skandaloze pa leje.
Aktivistja Entela Spahivogli iu përgjigj menjëherë kryeministrit duke sqaruar se ndërtesa në fjalë nuk është pa leje, por i përket vitit 1941. Këtë version e mbështesin edhe pamjet filmike të vitit 1966, të cilat tregojnë se ky objekt brenda kalasë ka qenë në të njëjtën gjendje për më shumë se gjashtë dekada.
Ky reagim vjen në kohën kur dhjetëramijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe rrëzimin e sistemit politik të ndërtuar 18 vjet më parë bashkë me Sali Berishën. Ndërsa kryeministri tentoi të godiste integritetin e një protestueseje, pamjet e vitit 1966 treguan se akuza e tij ishte tërësisht e paqëndrueshme.
Burim: Reporter.al
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.