Pse Rama sulmon hoxhë Terniqin për rolin në protestë?
Çfarë i shtyu kryeministrin të akuzojë një hoxhë se 'bën punën e shejtanit' duke u futur në politikë?
TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjete sociale ndaj hoxhë Mustafa Terniqit, duke e akuzuar se po futet në protestën e Bulevardit "për llogari të dikujt" tjetër.
Rama publikoi një mesazh të Terniqit ku ky i fundit shkruante se Arben Kola "nuk është organizato i protestës dhe nuk mund të flasë në emër të saj." Nga ky postim, Rama nxjerr pyetjen: "Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet?"
Kryeministri iu referua drejtpërdrejt Kuranit, duke i kujtuar hoxhës se "mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen."
"Të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve," shkroi Rama, duke paralajmëruar kundër "ndezjes së zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën."
Rama shtoi se "toleranca e madhe nuk është as dobësi e as mosdije" dhe tha se "shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s'mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t'i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit."
"Dhe merr shembull nga urtësia e Komunitetit Musliman, paçka se nuk je as pjesë e tij, se s'po të them gjë për si e qysh u ndërtua asokohe xhamia jote," vijoi kryeministri.
Protesta në Bulevardin e Tiranës vazhndon prej ditësh, ndërsa kryeministri ka adoptuar një linjë gjithnjë e më konfrontuese ndaj organizatorëve.
Rama e cilësoi Terniqin një "hero të flamingove" dhe përfundoi se "askush të mos dyshojë se do t'ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s'ka mizë në vesh kur flet, se po t'ia lejoja s'do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve."
Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.