Çfarë paralajmëron Rexhepi: zgjedhje të reja pa marrëveshje institucionale?
Ish-zv-kryeministrja thotë se inatci politikë mund të çojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
PRISHTINË — Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Duke folur për "Front Online", ajo ka thirrur partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të punojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve. "Shpresoj që arsyeja të mbizotërojë dhe që shumë shpejt të krijojmë institucionet dhe të fillojmë me punën", u shpreh ajo.
Sipas saj, nëse vazhdojnë përplasjet politike dhe mungesa e vullnetit, vendi do të përballet me një proces të ri zgjedhor. "Nëse përsëri do të ketë inate dhe mungesë vullneti politik, shteti do të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që mendoj se nuk është në interes të askujt", ka thënë ajo.
Rexhepi e ka marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit dhe thekson se realizimi i planeve kërkon institucionë funksionale.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.