Si po ecën rikualifikimi i qendrës historike të Pogradecit?

Ministri Gonxhja inspektoi punimet: 80% e projektit të kryer, përfundimi në tetor.

Si po ecën rikualifikimi i qendrës historike të Pogradecit?
Foto: ata.gov.al

TIRANË — Projekti për restaurimin dhe rikualifikimin urban të qendrës historike në Pogradec po ecën me ritme të mira, me 80% të punimeve tashmë të realizuara.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, inspektuan punimet. Projektin e financon Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Pogradec. Sipas planit, punimet do të përfundojnë në tetor.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa e afërt është Shqipëria të ulë importet me energjinë e erës?
  2. Policia e Tiranës procedon 19 veta për bllokimin e rrugës së Rinasit
  3. Çfarë garancie jep BE për mjedisin në projektin 1,4 miliardë euro të Kushner?
  4. Mjet lundrues përplaset me Policinë Kufitare në Ksamil, dyshohet për viktimë

Vazhdo leximin