Sa para i duhen 9-vjeçarit Ardit Muqaku për ta shpëtuar shikimin?
Familja e 9-vjeçarit ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të grumbulluar 25 mijë euro për trajtimin e tij urgjent jashtë vendit.
PRISHTINË — 9-vjeçari Ardit Muqaku po përballet me komplikime të rënda okulistike që rrezikojnë shikimin e tij, prandaj familjarët kanë nisur një fushatë në platformën GoFundMe. Për trajtimin e tij mjekësor urgjent jashtë vendit kërkohen 25 mijë euro, shumë kjo e nevojshme për ndërhyrjen e specializuar shëndetësore.
Sipas dokumenteve të publikuara mjekësore, Arditi është trajtuar më parë në Turqi, ku mjekët kanë konstatuar nevojën për trajtim të specializuar, përfshirë transplantimin e kornesë së syrit. Familja e tij shpreson në solidarizimin e shpejtë të qytetarëve dhe bizneseve për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit në spital.
Deri më tani, falë kontributeve të deritanishme, janë mbledhur mbi 17 mijë euro, apo rreth 69 për qind të shumës së nevojshme. Organizatori i fushatës Dardan Gjocaj ka bërë apel për ndihmë të mëtutjeshme, duke theksuar se çdo kontribut ka rëndësi për ta shpëtuar shikimin e djalit.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.