Si u bënë Berisha dhe Dauti pjesë e ekipit të filmit që fitoi Palmën e Artë?

Gjyljeta Berisha nga diaspora në Norvegji dhe Alldin Dauti nga Kosova kontribuan në filmin rumun që fitoi çmimin kryesor në Kanë.

Si u bënë Berisha dhe Dauti pjesë e ekipit të filmit që fitoi Palmën e Artë?
Foto: telegrafi.com

OSLO — Drama rumune “Fjord”, fituesja e “Palmës së Artë” në Festivalin e Kanës, ka kontribut shqiptar në realizimin e saj. Christian Mungiu mori triumfin e dytë me çmimin kryesor; në ekipin e tij ishin Gjyljeta Berisha, asistente regjie, dhe Alldin Dauti, përgjegjës për efektet vizuale. Të dy janë aktivë prej vitesh në industrinë skandinave të filmit.

Filmi trajton një çift rumunësh fetarë që emigrojnë në Norvegji, ku metodat e tyre të edukimit ndaj djalit shihen si abuzim nga autoritetet — përplasje kulturore që kritika e vlerësoi si një nga dramat më të fuqishme emocionale të edicionit. Në rolet kryesore luajnë Renate Reinsve dhe Sebastian Stan.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse pilula e re për dobësim alarmon ekspertët zviceranë?
  2. Pse lëshoi Gjermani urdhërarrest evropian për 16-vjeçarin kosovar?
  3. Si operonte rrjeti shqiptar i vjedhjes së makinave në Athinë?
  4. Kush i fitoi më shumë vota nga diaspora, Kurti apo Konjufca?

Vazhdo leximin