Çfarë ndodhi me shqiptarin Ardi Balliu në Spanjë?

Pse u dëmtua rëndë gjatë pushimeve në Marbella?

Çfarë ndodhi me shqiptarin Ardi Balliu në Spanjë?
Foto: Wikimedia Commons

MARBELLË — Shqiptari nga Britania e Madhe, Ardi Balliu, 27 vjeç, po lufton për jetën pas një aksidenti tragjik gjatë pushimeve në një plazh të njohur në Marbella të Spanjës, ku pësoi thyerje të shtyllës kurrizore, raporton The Mirror. Balliu, nga Northamptoni i Anglisë, kishte mbërritur vetëm pak ditë më parë në bregdetin Costa del Sol dhe po vizitonte gjirin e njohur Calo des Moro, një vend shumë i frekuentuar nga turistët.

Sipas këtij mediumi, Balliu nuk do të mund të ecë më kurrë pasi dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore kur u hodh me kokë në det dhe nuk u rikthye në sipërfaqe. Shoku i tij, duke bërtitur për ndihmë, ndihmoi menjëherë, dhe notarët e tjerë arritën ta nxirrnin nga uji dhe ta sillnin në breg.

Sapo u nxor në plazh, punëtori i ndërtimit u tha personave që e ndihmuan se nuk i ndiente këmbët. Pas aksidentit, Ardi u transportua me helikopter ambulancë drejt spitalit dhe tashmë po lufton për jetën, ndërsa familja e tij po mbledh para për ta kthyer në Britani.

Familja e tij ka grumbulluar mbi 34 mijë paund për ta kthyer në Britani, ku do të mund të marrë trajtimin e duhur.

Burim: IndeksOnline, The Mirror
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë rol luajnë gratë në 'Revolucionin e Flamingove'?
  2. Çfarë ka thënë Juliana Nura për "partnerin" e saj në pritjen e bebës?
  3. Çfarë ndodhi Ardi Balliu në plazhin e Marbella‑s?
  4. Vatra miraton kanunin e ri 2026

Vazhdo leximin