Pse u arrestua shqiptari në Britani?

La fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një vajzë 14-vjeçe të njohur në internet

Pse u arrestua shqiptari në Britani?
Foto: Wikimedia Commons

Birmingham — Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për të shkuar në një takim me një vajzë që ai besonte se ishte 14 vjeçe dhe me të cilën kishte komunikuar në internet.

Sipas mediave britanike, i dyshuari, i identifikuar si Ardjan, u vu në pranga nga Policia e West Midlands pas një operacioni të organizuar me ndihmën e grupeve që identifikojnë persona të dyshuar për ngacmim seksual të të miturve në internet.

Autoritetet dyshojnë se 32-vjeçari kishte lënë vetëm në një apartament dy fëmijët e tij, të moshave një dhe gjashtë vjeç. Sipas raportimeve, banesa ku ndodheshin të miturit ishte në kushte të papërshtatshme higjienike.

Hetimet paraprake tregojnë se ai ishte nisur për të takuar një vajzë që e besonte 14 vjeçe, me të cilën kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale. Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, mes të cilave edhe organizimi i aktiviteteve seksuale, përfshirë pretendimet për tentativë për një marrëdhënie treshe.

Ngjarja ka ngjallur reagime në Mbretërinë e Bashkuar, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështjet e sigurisë së fëmijëve në internet, fenomenin e “grooming”-ut dhe përgjegjësinë prindërore.

Burim: Euronews Albania, https://euronews.al/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si e festoi Bebe Rexha suksesin e koncertit në Marok?
  2. Çfarë po përgatit Don Xhoni në bashkëpunim me Daut Haradinaj?
  3. Pse bastiset një klub kulturor shqiptar në Zvicër?
  4. Çfarë mund të ndikojë arritja e Labinot Rexhës në karrierën e tij?

Vazhdo leximin