diaspora

Si e festoi Bebe Rexha suksesin e koncertit në Marok?

Këngëtarja performoi para mijëra adhuruesve në Rabat, ku një gjest specifik shpërtheu në ovacione.

Si e festoi Bebe Rexha suksesin e koncertit në Marok?
Foto: Wikimedia Commons

— Bebe Rexha ka mbajtur mbrëmjen e së dielës një koncert madhështor në Rabat, ku performoi para mijëra adhuruesve në kuadër të festivalit OLM Souissi. Artistja prezantoi këngët nga albumi i saj më i ri “Dirty Blonde”, si dhe hitet që e kanë bërë një nga emrat më të suksesshëm të skenës ndërkombëtare, përfshirë hitin “I'm Good (Blue)”.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte kur interpretuesja u shfaq në skenë e mbështjellë me flamurin e Marokut, gjest që u mirëprit me brohoritje nga publiku. Ky performancë shënon një tjetër sukses në turneun veror të këngëtares, e cila gjatë muajve në vijim pritet të ngjitet në skenat e disa festivaleve në vende të ndryshme të Evropës.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse u arrestua shqiptari në Britani?
  2. Çfarë po përgatit Don Xhoni në bashkëpunim me Daut Haradinaj?
  3. Pse bastiset një klub kulturor shqiptar në Zvicër?
  4. Çfarë mund të ndikojë arritja e Labinot Rexhës në karrierën e tij?

Vazhdo leximin