Si synon Real Madridi ta transferojë yllin francez Michael Olise?
Klubi spanjoll po shqyrton përfshirjen e Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga në negociata për blerjen që mund të kushtojë deri në 130 milionë euro.
MADRID — Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përcaktuar sulmuesin Michael Olise si dëshirën e tij absolute për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll. Perez kërkon një tjetër “Galactico”. Ky është termi që përdoret tradicionalisht për blerjet e bujshme të klubit madrilen.
Sipas raportimeve nga mediumi spanjoll Defensa Central, drejtuesit e klubit “Los Blancos” janë të gatshëm të përfshijnë në negociata yjet Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga. Transferimi i Olise pritet t'i kushtojë Real Madridit një shifër mes 100 dhe 130 milionë eurove, ndërkohë që paralelisht mund të negociohet largimi i njërit prej mesfushorëve francezë.
Në anën tjetër, Michael Olise aktualisht ndodhet në grumbullim me përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror. Sulmuesi tregoi një formë të lartë që në start, duke u shpallur “Man of the Match” në ndeshjen e parë të grupit ku francezët luajtën kundër Senegalit.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.