Si do të ndryshojë taksa e re e ndërtesës për apartamentet në Tiranë?

Çfarë do të ndodhë me detyrimet e familjeve pas dyfishimit të taksës?

Si do të ndryshojë taksa e re e ndërtesës për apartamentet në Tiranë?
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Rritja e taksës së ndërtesës pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në barrën fiskale për pronarët e apartamenteve, veçanërisht në zonat me çmime të larta reference në Tiranë. Bazuar në çmimet zyrtare të referencës dhe formulën e re të propozuar, “Monitor” ka përllogaritur detyrimin e ri vjetor që do të ketë aplikimi i dy niveleve të propozuara të taksës 0.1% dhe 0.2% për ndërtesat e banimit.

Sipas llogaritjeve, nëse taksa e ndërtesës do të miratohet në nivelin prej 0.2% të propozuar nga Ministria e Financave, detyrimi vjetor do të dyfishohet. P.sh. për një familje pronare e një apartamenti në zonën e ish bllokut, detyrimi nga 10,278 lekë që është aktualisht do të arrijë në 20,556 lekë në vit.

Në zonën kadastrale 1/1, detyrimi vjetor aktualisht është 4,626 lekë në vit. Me shkallën e propozuar prej 0.2% detyrimi arrin 9,252 lekë në vit. Dyfish nga sa paguhet aktualisht.

Prej muajit gusht 2023, detyrimet e familjeve në Tiranë për taksën e ndërtesës janë shtrenjtuar deri 76% krahasuar me periudhën e mëparshme. Rritja e detyrimeve erdhi pas hyrjes në fuqi të vendimit të Ministrisë së Financave për shtrenjtimin e çmimeve të referencës së apartamenteve.

Formula në fuqi e miratuar që në vitin 2018, llogaritjen e taksës e mbështet mbi vlerën e shtëpisë. Vlera e shtëpisë llogaritet sipas çmimeve të referencës. Për rrjedhojë, rritja e çmimeve fiskale solli automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve në të njëjtën vlerë.

Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës prej muajin gusht 2023 është rritur 198 lekë më shumë në muaj apo 41% (sipas krahasimit të faturës së ujit të paguar për muajin korrik dhe gusht 2023).

Detyrimi vjetor për këtë familje prej 2023 për taksën e ndërtesës është 2,376 lekë nga 1,680 lekë që paguante më parë (rritja 41%).

Burim: Monitor
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë ndodhi me turistët polakë në Kanionet e Gjipesë?
  2. Pse vazhdojnë protestat kundër Edi Ramës?
  3. Çfarë dëme lanë buldozerët në zonën e mbrojtur të Zvërnecit?
  4. Pse protestuesit në Tiranë thirrje njëri-tjetrit kujdes nga patronazhistët?

Vazhdo leximin