Pse Arben Taravari e nisi konsolidimin e ASH-së nga Bërvenica?
Kreu i Aleancës për Shqiptarët paralajmëroi rrugëtimin drejt Kongresit të pestë të partisë dhe kritikoi regresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane.
BËRVENICË — Aleanca për Shqiptarët ka nisur konsolidimin e strukturave para Kongresit të V-të të partisë. Procesi nisi nga Bërvenica, ku Idriz Idrizi u zgjodh kryetar i degës me mbështetje unanime. Në kuvend mori pjesë edhe kreu i partisë, Arben Taravari.
Taravari shoqërohej nga deputetët Halil Snopçe e Sadik Sulejmani dhe kryetari i Gostivarit, Valbon Limani. Ai e vlerësoi degën e Bërvenicës si njërën nga më kompaktet dhe theksoi se ky proces do t'i paraprijë një rrugëtimi të fuqishëm partiak.
Më tej, Taravari u ndal te procesi integrues, duke kritikuar regresin e Maqedonisë së Veriut gjatë dy viteve të fundit. Sipas tij, raporti i fundit i Bashkimit Evropian e nxjerr vendin pas Bosnjës, por partia e tij do të mbetet e hapur për ata që mbrojnë kauzën kombëtare.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.