Si do të përmirësojë infrastruktura e re ujitjen e 900 hektarëve tokë bujqësore në Vau i Dejës?

Pse rehabilitimi i kanalit Shelqet–Pistull është kyç për fermerët e zonës?

Si do të përmirësojë infrastruktura e re ujitjen e 900 hektarëve tokë bujqësore në Vau i Dejës?
Foto: Wikimedia Commons

VAU I DEJËS — Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryetarin e bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, inspektuan ecurinë e punimeve për rehabilitimin e kanalit ujitës Shelqet–Pistull, një investim që synon të përmirësojë infrastrukturën e ujitjes dhe të rrisë mbështetjen për fermerët e zonës.

Gjatë inspektimit, ministri Salla u shpreh se projekti është pjesë e investimeve për modernizimin e rrjetit ujitës, me qëllim garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për tokat bujqësore dhe rritjen e eficiencës së sistemeve të ujitjes.

Punimet përfshijnë rehabilitimin e rreth 5 kilometrave të kanalit, përmes veshjes me beton dhe rikonstruksionit të veprave të artit. Ky investim do të sigurojë furnizimin me ujë të kanaleve sekondare dhe ujitjen e rreth 900 hektarëve tokë bujqësore në fshatrat Shelqet dhe Pistull, në Bashkinë Vau i Dejës.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Vlorës i mbushen plazhet me mijëra pushues në këto ditë?
  2. Pse protesta për Zvërnecin po kthehet në retorikë pseudo-patriotike?
  3. Si ndryshojnë rregullat e reja të kalimit kufitar për qytetarët shqiptarë?
  4. Si ndodhi aksidenti zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë?

Vazhdo leximin