Pse thuhet se Vetëvendosja nuk di të qeverisë?
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, kritikoi ashpër Vetëvendosjen për menaxhimin e ekzekutivit
PRISHTINË — Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, foli për mundësitë e krijimit të koalicioneve pas zgjedhjeve, duke përmendur edhe raportet e mundshme mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai u shpreh se preferon një bashkëpunim mes subjekteve opozitare dhe përfshirjen e komuniteteve joshumicë në një marrëveshje të tillë politike.
Duke komentuar qeverisjen aktuale, Totaj kritikoi ashpër Vetëvendosjen, duke thënë se, sipas tij, ajo ka dëshmuar aftësi në procesin zgjedhor, por jo në menaxhimin e ekzekutivit. “Është dëshmuar që Lëvizja Vetëvendosje nuk di të qeverisë. Ata po dinë të bëjnë opozitë, të marrin votat, të marrin pushtetin, por të qeverisin nuk dinë”.
Ai shtoi se brenda kësaj partie vendimmarrja është e përqendruar dhe e varur nga një figurë qendrore. “Kemi parë qeveri të praktikantësh që nuk kanë energji e as vizion sepse aty funksionin sipas hierarkisë, sipas urdhrave edhe askush nuk e të drejtën të marrë vendim pa aprovimin e liderit suprem.
Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.