Pse VLEN merr drejtësinë dhe kulturën?
Si do të ndikojë kjo ndryshim në qeverisjen e Maqedonisë?
SHKUP — VLEN do të udhëheq me tre ministri të reja, atë të drejtësisë, kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, por për këto digastere lëshon ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë për Politikë Sociale.
Për këto pozita flitej tashmë disa ditë ndërsa sot i konfirmoi sekretari i përgjithshëm i VLEN-it Bekim Sali.
“Në pakon që VLEN vazhdon me Qeverisje si pjese e shumicës qeverisëse mbetet mjedisi jetësor, ministrja e ekonomisë, drejtësia, eurointegrimet, kultura dhe ministria për marrëdhënie ndëretnike, këto janë 6 ministri”, tha Bekim Sali.
Por kush do të udhëheq me dy ministritë e reja!? Jozyrtarisht janë përmendur dy emra. Për drejtësinë profesori Jeton Shasivari, ndërsa për ministrinë e kulturës Faton Fazliu. Megjithatë kjo ende nuk është vendosur. “Ende nuk kemi emër final për ministrinë e kulturës dhe drejtësisë. Ato do të jenë emra të rinj. Ministrat aktual mendoj se mirë kanë performuar në Qeveri, jemi të kënaqur si VLEN dhe do të vazhdojnë më tutje”, tha Sali.
Ndërkohë, partneri tjetër i koalicionit qeverisës, ZNAM, ende nuk ka konfirmuar nëse do ta pranojë shkëmbimin e resorëve. Kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski, tha dje se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe se të gjitha opsionet mbeten të hapura deri në vendimin që pritet të merret të martën, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.