Ademi i drejtohet Mickoskit: Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe?

Organizatori i protestave të studentëve shqiptarë kërkon ndryshim qëndrimi nga kryeministri dhe ministri i Drejtësisë.

Ademi i drejtohet Mickoskit: Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestave të studentëve shqiptarë në Maqedoni, iu drejtua sot kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, duke iu kërkuar të ndryshojnë qëndrimin për gjuhën shqipe.

"Unë nuk e di se si Filkov, pas asaj proteste masive, ende vazhdon të mbajë qëndrim kundër dhe të simbolizohet si 'mbrojtës i gjuhës maqedonase'", shkruan Ademi. Ai shton se nuk kanë asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën shqipe.

Ademi kritikon edhe Mickoskin që insiston ta dërgojë çështjen në Komisionin e Venecias, duke e quajtur këtë "zvarritje" të padrejtësisë: "Pse na mundoni çdo herë? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe?"

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin