Çfarë synon BDI-ja sipas Ahmetit?

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në 24 vjetorin e partisë ka kërkuar integrim evropian dhe ka paralajmëruar pushtetmbajtësit.

Çfarë synon BDI-ja sipas Ahmetit?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 24 vjetorin e themelimit të partisë ka theksuar se BDI synon integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe nuk ka qëllim destabilizimin e vendit.

Ahmeti i drejtoi një porosi pushtetmbajtësve aktualë, duke iu referuar ish-udhëheqësve jugosllavë që "pa shqiptarët shkatërruan shtetet e tyre duke menduar se pa shqiptarët munden." Ai shtoi se BDI "as nuk frikësohet dhe as nuk mund ta mundin" nga akterët që drejtojnë qeverinë.

Ahmeti ka ripërsëritur angazhimin për "një Maqedoni të përbashkët."

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin