Çfarë ndodhi në aksidentin e autobusit në aksin Tiranë-Durrës?

Shefi i Urgjencës tregon gjendjen e pacienteve, një fëmijë në gjendje të rëndë

Çfarë ndodhi në aksidentin e autobusit në aksin Tiranë-Durrës?
Foto: Diario de Madrid / Wikimedia Commons

TIRANË — Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve në aksin Tiranë - Durrës ku u përmbys autobusi. Shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën”, tha ai.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Avokati i Popullit shpreh shqetësim për ndërhyrjen e Policisë?
  2. Babai dhe dy djemtë dënohen për vrasjen e dyfishtë në Kurjan
  3. Dy të vdekur në aksident të rëndë në autostradën Tiranë-Durrës
  4. Pse u arrestua Dritan Goxhaj para Parlamentit?

Vazhdo leximin