Pse e kundërshton ASH propozimligjin e ri për përfaqësim?

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se ligji i ri dobëson pozitën institucionale të shqiptarëve dhe kopjon praktika problematike.

Pse e kundërshton ASH propozimligjin e ri për përfaqësim?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kritikuar ashpër propozimligjin e ri për përfaqësim, duke e quajtur të papranueshëm dhe pa garanci për përfaqësim të drejtë e adekuat të shqiptarëve.

Në një deklaratë, ASH theksoi se ligji nuk është akt teknik, por prek drejtpërdrejt parimet kushtetuese dhe pozitën institucionale të komuniteteve. "Është e papranueshme që një çështje kaq delikate të zgjidhet pa debat real dhe pa mekanizma efektivë zbatimi," u shpreh deputeti Halil Snopçe.

Snopçe shtoi se OBRM-PDUKM-ja është e vetëdijshme që ligji duhet miratuar për integrimin evropian, prandaj u konvenon një version që i shërben interesave të saj. Ai kritikoi edhe VLEN-in për "pasivitet", duke thënë se partia ka qëndruar "kryesisht spektator" pasi ASH doli nga qeveria.

"Një ligj i pranueshëm nuk është ai që kopjon praktikat problematike të dikujt tjetër, por ai që zbaton parimin e përfaqësimit të drejtë," theksoi ASH.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin