Kush janë pesë personat e hetuar për terrorizëm në Shkup?
ASK dhe MPB konfiskuan pajisje dixhitale gjatë aksionit të djeshëm dhe ngritën kallëzim penal kundër pesë të dyshuar.
SHKUP — Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Ministria e Brendshme (MPB) zhvilluan dje një operacion të gjerë në Shkup, brenda një procedure para-hetimore për veprën penale "organizatë terroriste". Gjatë kontrolleve në disa lokacione, autoritetet konfiskuan pajisje dixhitale dhe mjete të tjera elektronike ndaj pesë personave të dyshuar.
MPB njoftoi se Sektori për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, brenda Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar, paraqiti kallëzim penal kundër J.K. (30), J.M. (22), M.T. (23), R.K. (23) dhe G.M. (34) — të dyshuar sipas nenit 394-a të Kodit Penal.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.