Çfarë i ndodhi 17-vjeçarit nga Çegrani në një lokal në Gostivar?
Një i mitur ka përfunduar pa ndjenja në spital pasi u godit me një send të fortë teksa po shkonte në tualet.
GOSTIVAR — Një i mitur 17-vjeçar nga Çegrani ka denoncuar se është sulmuar në një lokal në Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare nga denoncimi i bërë në DPB Gostivar, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 21:50, kur adoleshenti u sulmua me një send të fortë.
Në dëshminë e tij, i mituri ka sqaruar se sulmi fizik ndodhi teksa ai po shkonte drejt tualetit të lokalit. Pasi u godit në kokë, ai humbi ndjenjat, ndërsa shokët e tij e dërguan në Qendrën Mjekësore të Gostivarit për të marrë ndihmë.
Pasi i mituri mori ndihmën e nevojshme shëndetësore, policia nisi procedurat hetimore për ngjarjen. Organet e rendit kanë konfirmuar se po ndërmarrin të gjitha masat për identifikimin e autorit, por deri atëherë, siguria në këto ambiente të argëtimit mbetet e cenuar.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.