Pse po takohet Hristijan Mickoski me krerët e VLEN-it?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut diskuton rikonstruimin e qeverisë me partnerët e koalicionit, përfshirë statusin e ministrit Fatmir Limani.
SHKUP — Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka nisur bisedimet me partnerët e koalicionit për riformatimin e kabinetit qeveritar. Takimi i parë ka filluar pasditen e sotme me përfaqësuesit e VLEN-it, ku temë diskutimi është rikonstruimi i tërësishëm i ekzekutivit.
Në takim është diskutuar edhe puna dyvjeçare e këtij ekzekutivi, si dhe prioritetet dhe sfidat e ardhshme. Çështja kryesore mbetet si i përgjigjet Fatmir Limani kërkesës së VLEN-it për shkarkim, lëvizje kjo që po kërkohet nga partnerët shqiptarë të koalicionit.
Gjithashtu, për nesër është paralajmëruar një takim tjetër i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM-it, partneri i dytë më i vogël i koalicionit qeverisës. Edhe në këtë takim pritet të diskutohet funksionimi dhe përbërja e ardhshme e kabinetit.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.