Çfarë ndodhi me kamionin në kthesat e Qafë-Thanës?

Një kamion i tonazhit të rëndë humbi kontrollin rreth orës 20:45 në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë dhe rrokulliset disa metra në anë të rrugës.

Çfarë ndodhi me kamionin në kthesat e Qafë-Thanës?
Foto: Wikimedia Commons

Librazhd — Aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë. Rreth orës 20:45, në "Kthesat e Qafë-Thanës", një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur disa metra në anë të saj.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale.

Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtal mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit apo nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e aksidentit.

Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse fermerët marrin 20 lekë për kastravecin kur konsumatorit i shitet me 150?
  2. Çfarë synon direktiva e BE-së kundër korrupsionit për Shqipërinë?
  3. Si po goditen turizmi dhe investimet nga 25-ditësh protesta?
  4. Si u zbulua rrjeti i prostitucionit në Elbasan?

Vazhdo leximin