kosove Sport

Dukagjini i Klinës ndeshet me Luganon e Saipit

Si e priti shorti i Conference League skuadrën e Dukagjinit?

Dukagjini i Klinës ndeshet me Luganon e Saipit
Foto: Pixabay

KLINË — Shorti i UEFA Conference League e ka vënë Dukagjinin e Klinës përballë Luganos së Zvicrës. Portier i skuadrës zvicërane është Amir Saipi, gardiani i Kosovës. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 23 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 30 korrik.

"Përballë një kundërshtari cilësor, klubi ynë do të japë maksimumin në fushë për të përfaqësuar klubin, qytetin dhe futbollin e Kosovës në mënyrën më dinjitoze të mundshme", thuhet në njoftim të Dukagjinit.

Saipi, 25-vjeçari i kombëtares kosovare, luan për Luganon që nga viti 2023. Për Dukagjinin, kjo është përfaqësimi i dytë europian pas pjesëmarrjes në Conference League edicionin e kaluar.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë përgatit PDK-ja për zgjedhjet e brendshme në shtator?
  2. Çfarë simbolizon murali "Çast" për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Therandë?
  3. Misetic sfidon pretendimet e Speciales për gjykim të drejtë
  4. VV arrin 53 deputetë me votën e diasporës, çfarë i mbetet Kurtit për presidentin?

Vazhdo leximin