Kupa e Botës 2026 — Drejtpërdrejt
Duro: Portugalia e Anglia të bëjnë kujdes, nuk ka ndeshje të lehta
Kupa e Botës 2026 — më e madhja ndonjëherë: 48 kombe, tri vende pritëse (SHBA, Kanada, Meksikë), 16 qytete. Nis më 11 qershor; finalja luhet më 19 korrik në stadiumin "MetLife" pranë New York-ut. Këtu e ndjek ZHURMA çdo ndeshje e çdo storie — me sy te bota, me zemër te ne.
Këndi ynë Shqiptarët në Kupën e Botës 2026: pa flamur, por jo pa zë Kosova humbi finalen e play-off-it me Turqinë; Shqipëria u ndal te Polonia. Por Granit Xhaka kapiton Zvicrën, me Shaqirin e Bajramin pranë — dy vëllezër Xhaka, dy flamuj. Lexoje →Formati i ri
48 ekipe ndahen në 12 grupe me nga 4. Kalojnë 2 të parët e çdo grupi plus 8 të tretët më të mirë — gjithsej 32 ekipe në Raundin e 32-shit, e prej andej nokaut deri te finalja.
Kalendari
- Grupet 11–27 qershor
- Raundi i 32-shit 28 qer.–3 korrik
- Tetëshja (1/8) 4–7 korrik
- Çerekfinalet 9–11 korrik
- Gjysmëfinalet 14–15 korrik
- Finalja 19 korrik · MetLife
Përditësimet drejtpërdrejt — më të rejat lart ↓
Duro: Portugalia e Anglia të bëjnë kujdes, nuk ka ndeshje të lehta
Trajneri Shpëtim Duro analizon ndeshjet e Botërorit Portugali-Kongo dhe Kroaci-Angli, duke theksuar se të dyja skuadrat duhet të jenë të përqëndruara. Duro shpreson që egoizmi i CR7 të mos japë efekt të keq.
Ronaldo titullar në ndeshjen e tij të gjashtë në Botëror
Cristiano Ronaldo do të udhëheqë sulmin e Portugalisë në Botërorin e tij të gjashtë në karrierë. Ai do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen kundër Kongos në Hjuston, që nis nga ora 19:00 dhe i takon Grupit K.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë Elye Wahi u arrestua për dyshime korrupsioni
Elye Wahi, sulmuesi i Bregut të Fildishtë që luan në Kupën e Botës 2026, u arrestua nga policia franceze më 29 maj. Hetimi lidhet me dyshimet se ai kishe marrë qëllimisht një karton të verdhë gjatë një ndeshjeje kundër Metzit kur luante i huazuar te Nice.
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.