Çfarë sjell fundi i javës për rikonstruktimin qeveritar?
Mickoski thotë se bisedimet brenda koalicionit janë konstruktive dhe formalizimi pritet gjatë fundjavës, me emra dhe ndryshime resoresh.
SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi si konstruktive bisedimet fillestare brenda koalicionit qeveritar për rikonstruktim, duke njoftuar se takimet do të vazhdojnë gjatë kësaj jave dhe pret që ato të jenë "përfundimtare."
"Gjatë fundjavës e gjithë kjo do të formalizohet me emra dhe specifika të tjera", theksoi Mickoski, i cili shtoi se brenda bisedimeve është diskutuar edhe mundësia e ndryshimit të resoreve.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.