Eurostat: Maqedonia e Veriut mes vendeve me javën më të gjatë të punës në Evropë

Pse orari i punës në Maqedoninë e Veriut është më i gjatë se mesatarja evropiane?

Eurostat: Maqedonia e Veriut mes vendeve me javën më të gjatë të punës në Evropë
Foto: Pixabay

SHKUP — Të dhënat e Eurostatit tregojnë dallime të mëdha në kohën e punës ndërmjet vendeve evropiane, me Maqedoninë e Veriut që renditet ndër shtetet me javën më të gjatë të punës. Sipas statistikave, qytetarët e BE-së punojnë mesatarisht 35,9 orë në javë.

Brenda Bashkimit Evropian, java më e shkurtër është në Holandë me 31,9 orë, ndërsa më e gjata në Greqi me 39,6 orë. Kur përfshihen vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe vendet e EFTA-s, në krye të listës renditet Turqia me 42,4 orë pune në javë, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 40,9 orë dhe Serbia me 40,6 orë.

Maqedonia e Veriut vjen menjëherë pas tyre me 39,5 orë pune në javë, duke e pozicionuar vendin ndër shtetet me ngarkesën më të lartë të punës në Evropë. Bullgaria renditet pas Maqedonisë me 38,7 orë pune në javë.

Profesori David Spencer nga Universiteti i Leedsit vlerëson se produktiviteti më i ulët dhe fuqia më e kufizuar negociuese e punëtorëve mund të jenë ndër faktorët që ndikojnë në orarin më të gjatë të punës në këto vende. Nga ana tjetër, Jorge Cabrita nga Eurofound thekson se dallimet në sistemet e rregullimit të kohës së punës dhe roli i marrëveshjeve kolektive ndikojnë ndjeshëm në gjatësinë e javës së punës.

Në Bashkimin Evropian, sektorët ekonomikë kanë ndryshime të mëdha: punëtorët në bujqësi, pylltari dhe peshkim punojnë mesatarisht 42 orë në javë, ndërsa menaxherët 40,6 orë. Në anën tjetër, punëtorët në punë të thjeshta regjistrojnë mesatarisht 31,8 orë pune, dhe nëpunësit administrativë 34 orë.

Vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore vazhdojnë të kenë javë më të shkurtra pune krahasuar me shtetet e Evropës Lindore dhe Ballkanit, ku orari i punës mbetet dukshëm më i lartë. Të dhënat e Eurostatit konfirmojnë se Maqedonia e Veriut është pjesë e këtij trendi rajonal.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin