Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?
Pse Ministria e Drejtësisë në Beograd thirr qytetarët t'i bojkotojnë ftesat për krime lufte dhe kush i ka siguruar adresat e tyre?
— Institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ngxitur një debat publik pas dërgimit të ftesave për paraqitje në gjykatë drejt personave që jetojnë në Serbi, të cilët dyshohen për krime lufte. Pyetja kryesore që ka lindur është se si i janë siguruar adresat e këtyre personave dhe kush ka ndërmjetësuar procesin e dorëzimit.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka reaguar shpejt, duke deklaruar se institucionet shtetërore nuk kanë marrë pjesë në dorëzimin e këtyre letrave. Beogradi i ka këshilluar qytetarët e vet se nuk janë të detyruar t'i trajtojnë këto ftesa si akte të vlefshme, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës është përgjigjur shkurtimisht me një "Nuk kemi koment" për mënyrën e dërgimit.
Duke qenë se nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë juridik, dërgesat postare kalojnë përmes shkëmbimit ndërkombëtar. Zoran Angjellkoviq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Serbisë, shpjegon se letrat nga Prishtina klasifikohen në Vjenë dhe më pas dërgohen drejt Serbisë, ndonjëherë edhe përmes Lubjanës apo Budapestit, pasi nuk ekziston marrëveshje bilaterale postare.
Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Goran Radosavleviq Guri, i cili lidhet nga SHBA me vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999, deklaroi se veteranët kanë marrë këto ftesa në adresat e tyre. Ai shprehu dyshimin se të dhënat personale u dhanë autoriteteve të Kosovës nga dikush brenda rrethinë së tyre, ndërsa EULEX ka mohuar çdo ndërmjetësim në këtë proces.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare këtë reagim të Beogradit e cilëson si "keqardhje". Ai argumenton se thirrja për bojkotim e bën të pamundur arritjen e drejtësisë tranzicionale dhe mohon të vërtetën për familjet e viktimave, duke theksuar se pa bashkëpunim ndërkombëtar nuk mund të ketë pajtim në rajon.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.