Pse mendon Gashi që LVV-ja duhet të kalojë në opozitë pas 6 vjetëve?

Kandidati i LDK-së për deputet thotë se partia e tij ka përvojën dhe kapacitetin për të udhëhequr institucionet.

Pse mendon Gashi që LVV-ja duhet të kalojë në opozitë pas 6 vjetëve?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se LDK-ja e sheh si domosdoshmëri politike kalimin e Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë pas gjashtë viteve në pushtet.

Në emisionin Debat Plus, Gashi tha se opsioni i parë për vendin duhet të jetë formimi i një qeverie të udhëhequr nga LDK-ja. "Unë mendoj dhe LDK e ka qëndrim zyrtar që LVV pas 6 vjetëve në pushtet duhet të shkoi në opozitë", ka thënë ai, duke shtuar se "Ka mbetë Kosova pa zot shtëpie".

Gashi vlerësoi se partia e tij është "alternativa më e mirë" për shkak të njohurisë, përvojës dhe njerëzve që i disponon.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Gjykata cakton paraburgim 30-ditor për pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut
  2. Sa kushton karburanti sot në Kosovë?
  3. Pse kalojnë mandatet nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit?
  4. VV-ja mbërrin 52 ulëse, sa larg është shumica prej 61?

Vazhdo leximin