Kur do të votohet ligji për përfaqësim të drejtë në Kuvend?

Kryeparlamentari Afrim Gashi njofton seanca për ligjin bazik të Marrëveshjes së Ohrit, me debat publik dhe votim me Badenter.

Kur do të votohet ligji për përfaqësim të drejtë në Kuvend?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Afrim Gashi, ka njoftuar se seanca për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është caktuar për më 10 qershor, si pika e tetë e rendit të ditës.

Në një intervistë për Alsat-M, Gashi tha se të enjten do të mblidhet Komisioni për sistem politik, ndërsa është thirrur edhe Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive për të diskutuar çështjen e Badenterit. "Besoj nëse ka vullnet pozitiv, në një afat sa më të shkurtë të votohet", ka thënë ai.

Gashi e cilësoi ligjin "shumë të rëndësishëm", duke kërkuar përfshirje të publikut, ekspertëve, profesorëve dhe opozitës për "zgjidhje kreative". Sipas tij, si ligj bazik i Marrëveshjes së Ohrit që prek bashkësitë etnike, duhet të votohet me Badenter — qëndrim ky që Komiteti duhet ta vendosë të enjten.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin