Si e bindën trazirat në Capitol dhe Afganistanin Gashin për rrëzimin e Kurtit?

Ish-deputeti i LDK-së thotë se dy momente në historinë amerikane e bindën se vendimi i vitit 2020 ishte i duhuri.

Si e bindën trazirat në Capitol dhe Afganistanin Gashin për rrëzimin e Kurtit?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se dy momente në historinë e SHBA-së e bindën se rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 në vitin 2020 ishte vendim i mirë.

Në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin, Gashi ka treguar se mori përsipër leximin e mocionit të mosbesimit gjatë pandemisë, por theksoi se nuk e mori vetë vendimin dhe se nuk kishte raport me Richard Grenell, të dërguarin special të atëhershëm të SHBA-së.

"Dyshimet mu kanë hek në dy momente", ka thënë ai. Momenti i parë ka qenë trazirat në Capitol Hill më 2021, kur Gashi vlerësoi se energjia e grumbulluar tregonte se në Kosovë "i duhet një rezultat ndërkombëtar Trumpit me i fitu zgjedhjet". Momenti i dytë është tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani. "Ju kujtohen njerëzit kur hipnin nëpër rrota të aeroplanëve... Ato kanë mundur t'i ndodhnin Kosovës", ka shtuar ai.

Gashi ka thënë se po të vazhdonte ajo qeveri, Kosova do të mbetej pa përkrahjen amerikane.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/rrezimi1-i-qeverise-kurti-1-ne-vitin-2020-dy-momentet-qe-e-binden-arben-gashin-se-ishte-vendim-i-mire/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Ndahet nga jeta Dr. Edi Tushe, pediatri që themeloi neonatologjinë shqiptare
  2. Gjykata cakton paraburgim 30-ditor për pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut
  3. Sa kushton karburanti sot në Kosovë?
  4. Pse kalojnë mandatet nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit?

Vazhdo leximin