Pse nuk premton Gjorgjievski zgjidhje për vendkalimin në Bit Pazar?
Kryetari i Shkupit thotë se do të pyesë qytetarët për kalimin ilegal në Bit Pazar, por nuk premton zgjidhje.
SHKUP — Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi në emisionin Click Plus të TV21 se do të konsultohet me qytetarët për kalimin ilegal në Bit Pazar. Ai tha se do të dëgjojë zërin e tyre dhe, nëse shumica e qytetarëve vlerësojnë se duhet një vendkalim për këmbësorë, do t'ua mundësojë.
Gjorgjievski nuk specifikoi afat për këtë konsultim, as nuk sqaroi nëse ka ndonjë projekt të hartuar.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.