Çfarë kërkon Veliaj nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë?

Kryebashkiaku i Tiranës kërkon zbutjen e masës "arrest me burg" që mban prej 10 shkurtit 2025.

Çfarë kërkon Veliaj nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë?
Foto: telegrafi.com

TIRANË — Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" me një masë më të butë.

Paralelisht, Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim një tjetër kërkesë të Veliajt lidhur me lirinë e tij. Kushtetuesja kërkon argumentim të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin publik që ushtron Veliaj si kryebashkiak. Sipas saj, Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë nëse masa "arrest me burg" cenon të drejtën për t'u zgjedhur dhe ushtrimin e mandatit.

Trupa gjykuese pritet të argumentojë edhe pse masat alternative nuk konsiderohen të mjaftueshme, në përputhje me vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të 4 majit që parashikon arsyetim të posaçëm kur vendoset masa më e rëndë e sigurisë.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. SPAK i ka ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa e afërt është Shqipëria të ulë importet me energjinë e erës?
  2. Policia e Tiranës procedon 19 veta për bllokimin e rrugës së Rinasit
  3. Çfarë garancie jep BE për mjedisin në projektin 1,4 miliardë euro të Kushner?
  4. Mjet lundrues përplaset me Policinë Kufitare në Ksamil, dyshohet për viktimë

Vazhdo leximin