Çfarë parashikon strategjia kombëtare e Gonxhes për kulturën deri në 2030?
Ministri i Kulturës prezantoi draftin e hartuar nga një agjenci italiane pas konsultimit me ekspertë, artistë e organizata.
TIRANË — Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja prezantoi të mërkurë strategjinë kombëtare të kulturës deri në vitin 2030. Dokumenti e trajton kulturën si "investim publik, infrastrukturë e identitetit tonë kombëtar, që prodhon vlerë ekonomike" dhe pjesë të procesit të integrimit evropian.
Drafti është hartuar nga një agjenci italiane pas një konsultimi me ekspertë, artistë e organizata. Gonxhja ka premtuar institucione moderne si pjesë të vizionit të ri.
Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.