Çfarë do të ofrojë hapësira e re e argëtimi në hyrje të Shkodrës?
Pse ky projekt synon të transformojë qendrën e veriut?
SHKODËR — Hyrja e parkut të Shkodrës ka nisur të marrë formë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që vijojnë ende për të transformuar qendrën e veriut. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Parkut të hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, si shëmbëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për kryeqytetin e veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte. Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.
Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.