Çfarë ndodh me turistët polakë në kanionin e Gjipesë?
Dy turistë janë shpëtuar, ndërsa dy të tjerë po priten në një operacion ajror shpëtimi në Gjipe.
HIMARA — Katër turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë. Në përpjekjet e para për t’u ardhur në ndihmë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës. Dy prej tyre janë shpëtuar, ndërsa për dy të tjerët po vijon operacioni nga ajri. Më pas në zonë kanë mbërritur FNSH, alpinistë dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, por operacioni i shpëtimit vazhdon të jetë i vështirë. Gjatë gjithë ditës punojnë për evakuimin e tyre.
*Burim: Report Tv, https://report.al/kater-turiste-polake-bien-ne-gremine-ne-kanionin-e-gjipese-shpetojne-dy-prej-tyre-vijon-operacioni-nga-ajri-per-te-tjeret/*
*— Redaksia ZHURMA*
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.