Pse mijëra shqiptarë protestojnë kundër Ramës?
Çfarë kërkojnë qytetarët nga kryeministri dhe klasa politike?
TIRANË — Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot për të shprehur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit, por edhe gjithë klasës politike. Grumbullimi filloi si zakonisht në ora 19:00 te sheshi Skënderbej për të vijuar marshimin e nisjes së protestës te Kryeministria.
Qytetarë të shumtë morën fjalën në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit, për të shprehur idetë dhe mendimet e tyre. Ata u treguan edhe një herë të palëkundur në dorëheqjen e gjithë qeverisë dhe formimin e një qeverie teknike.
Organizatorët u shprehën se protesta do vijojë të jetë e qetë dhe të shmangë momentet e dhunës. Ata paralajmëruan dhe qytetarët të ruhen nga provokimet e mundshme të patronazhistëve, që mund të jenë infiltruar në protestë.
Protestuesit kaluan nga rruga Myslym Shyri për t’u kthyer më pas te ura e Vasil Shantos, bulevardi buzë Lanës dhe sërish te Kryeministria. Një pjesë qëndroi aty për të kaluar natën te shkallët e institucionit, ashtu siç kanë bërë prej 1 jave tashmë. Nesër pritet protesta e 30-të dhe asaj do i bashkohen dhe disa eurodeputetë të Parlamentit Europian.
Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.