Pse u shpërtheu zjarr tek varrezat dhe gështenjat në Deçan?
Zjarrfikësit intervenojnë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit në zonën e Kodralisë dhe Podit të Gështenjave
DEÇAN — Zjarrfikësit në Deçan kanë intervenuar sot në mesditë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit në zonën e Kodralisë dhe Podit të Gështenjave. Sipas njoftimit, zjarret janë shkaktuar pasi persona të panjohur kanë vënë zjarr për pastrimin e varrezave në Kodrali dhe të gështenjave në Pod të Gështenjave.
Temperaturat gjatë ditës ishin shumë të larta, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Falë njoftimit me kohë të qytetarëve dhe reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, të dy vatrat e zjarrit u lokalizuan dhe u shuan pa u përhapur më tej.
“Për fat të mirë lajmërimi me kohë edhe shuarja ishte e shpejt”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve. Në këtë kohë me temperatura të larta, zjarrfikësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, pasi edhe një zjarr i vogël mund të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të mëdha.
Zjarrfikësit theksojnë se ndezja e zjarreve në ambiente të hapura mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe kanë potencialin të përhapen me shpejtësi. Ata këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në këtë kohë.
Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.