Pse u vranë babë e bir në Deçan?
Çfarë ndodhi me Xhemajl dhe Hasan Mustafaj?
DEÇAN — Një rast i rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit këtë të diel. Babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, kanë humbur jetën pasi u goditën nga energjia elektrike, ashtu siç transmeton Klankosova.tv.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se babai, Xhemajl Mustafaj, i takonte moshës rreth 60-vjeçare, ndërsa i biri, Hasan Mustafaj, ishte 30-vjeçar. Sipas informacioneve, viktimat dyshohet se ishin duke pastruar veturën në oborrin e tyre kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Pas ngjarjes, të dyja viktimat janë transportuar me urgjencë në emergençën e spitalit rajonal në Pejë, ku nga ekipi mjekësor, rreth orës 21:20, është konstatuar vdekja e tyre, sipas deklaratës së policisë.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.