Si e zhduku struktura kriminale kufomën e Ervis Martinajt?
Gazetari Artan Hoxha thotë se e ka njoftuar edhe familjen e Ervis Martinajt për vrasjen.
TIRANË — Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ervis Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Në një intervistë në emisionin "Kjo Javë" në News24, Hoxha tha se "ata që e kanë zhdukur janë struktura më e madhe kriminale në vend".
Hoxha shtoi se nuk merret me spekulime dhe se i ka thënë të njëjtën gjë edhe familjes së Martinajt. Ai nuk dha detaje të tjera mbi koordinatorët e supozuar të zhdukjes.
Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.